

_PNG.png)
Metodologjia e trajnimit në futboll
Një Drejtor Teknik Zyrtar, së bashku me trajnerë të UEFA-s dhe specialistë të zhvillimit të futbollit, drejtojnë çdo seancë stërvitore
në kamp, duke siguruar standardin më të lartë të cilësisë, profesionalizmit dhe autenticitetit, ashtu si në Milano.
Kampet tona të futbollit janë mundësia perfekte për të mësuar, përmirësuar aftësitë tuaja dhe për të shijuar lojën me shokët e ekipit. A jeni gati të bëni realitet ëndrrën tuaj këtë verë?
_PNG.png)
RRETH NESH
Rreth Nesh
Kampet e Futbollit në Milano ofrojnë një mundësi unike për djem dhe vajza, për të përjetuar metodologjinë e një prej klubeve më të suksesshme në botë. Seancat stërvitore bazohen në filozofinë e akademisë së Milanit dhe zhvillohen nga trajnerë zyrtarë, duke u fokusuar në përmirësimin e talentit të çdo lojtari.
Misioni Ynë
Misioni ynë është të ofrojmë një përvojë stërvitore të nivelit më të lartë, duke sjellë të njëjtën cilësi dhe profesionalizëm që ofrohet në akademinë e Milanit. Përmes një programi të strukturuar dhe të udhëhequr nga ekspertë të licencuar nga UEFA, synojmë të ndihmojmë lojtarët të zhvillojnë aftësitë e tyre teknike dhe taktike në një mjedis profesional dhe argëtues.
Fokusi Ynë
Ne fokusohemi në zhvillimin e teknikave bazë të futbollit përmes përsëritjeve të sakta dhe intensitetit të ndeshjeve. Programi ynë ofron një perspektivë të plotë mbi taktikat e lojës, duke i ndihmuar lojtarët të kuptojnë çdo rol dhe pozicion në fushë. Përmes kësaj qasjeje, ne synojmë të formojmë futbollistë të talentuar dhe të përgatitur për lojra.
Na Kontaktoni
Për më shumë informacione rreth kampit të Akademisë AC Milan, regjistrimeve dhe detajeve, na kontaktoni!
📧 Email: acmilancampprishtina@gmail.com
📞 Telefon: +383 46 11 00 01
📍 Adresa: Prishtinë, Kosovë

Zhvillimi i futbollit në Milano
Milani është i njohur për stilin e tij unik të lojës sulmuese dhe dinamike, një metodologji që rrënjët i ka në akademinë e klubit. Me një histori të pasur në zhvillimin e talenteve të rinj, Milani është vendi ideal për të rritur aftësitë tuaja dhe për t’u bërë lojtari që gjithmonë keni ëndërruar.
Vlerat tona qëndrojnë te loja ekipore, respekti brenda dhe jashtë fushës dhe përparimi i vazhdueshëm. Trajtojeni lojën me pasion, stërvituni me metodologjinë më të avancuar dhe përjetoni ndjesinë e një lojtari profesionist!

Stërvituni si Profesionistë
Seancat stërvitore të Milan Academy Junior Camps janë të dizajnuara për të ndihmuar lojtarët të zhvillojnë teknikat themelore të futbollit me saktësi, përmes përsëritjeve dhe ritmit të lojës. Gjatë kampit, ata do të fitojnë një kuptim të plotë të taktikave, duke mësuar për çdo rol dhe pozicion në fushë dhe mënyrën se si bashkëveprojnë.
Ushtrimet më të mira sulmuese dhe mbrojtëse krijojnë një mjedis ideal për përmirësim dhe argëtim. Bashkohuni me ne për të përjetuar një eksperiencë unike futbolli dhe për të filluar rrugëtimin drejt ëndrrës suaj!